Wednesday, December 5, 2012


 
  

Haradinaj e do postin e kryeministrit menjëherë

18:27 / 5.12.2012
 178  0 
 
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se oferta e tij për bashkëqeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës, është që ai të ketë postin e kryeministrit.
Pak ditë pas kthimit nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte e cila e shpalli atë të pafajshëm, në intervistë për “Zërin e Amerikës” , Haradinaj ka folur për zhvillimet në Kosovë përfshirë edhe mbështetjen e tij për procesin e bisedimeve me Serbinë.
Ai i ka vlerësuar dy marrëveshjet e arritura në takimin e djeshëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Dacic.
“Marrëveshjet i shoh si avancim në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve dhe kuptohet se është ndihmesë në përgjithësi për zhvillimet bilaterale Kosovë- Serbi por edhe për regjionin”, tha ai. 
Pa paragjykuar epilogun e bisedimeve, Hardinaj mendon se “është mirë të materializohen të arriturat e deritashme, marrëveshjet që janë realizua dhe njëkohësisht të punohet edhe për tema të tjera që kanë mbetur të hapura”.
Ndërsa në fund të bisedimeve ai pret një normalizim i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe njëkohësisht do të ndodhë një avancim në funksionalizimin e brendshëm të Kosovës, ku Kosova do të mund të bëjë më shumë për qytetarët e vet në veri.” Pra, edhe një mundësi e qasjes më të afërt për qytetarët ne veri”.
Ndërsa, duke folur për afrimin e tij me kryeministrin Hashim Thaçi, ai thotë se është afruar me temën “në radhë të parë, kjo ka qenë qëllimi ynë”.
“Në këtë ofrim që është ndaras nga ofrimi për temën e veçantë, ne ofrojmë me marrë përgjegjësitë për të qeverisë me vendin, përfshirë edhe vetveten për përgjegjësinë e parë në qeverisje. Është një projekt ideor. Ende nuk ka ndodhë konkretizim apo ulje për ta shqyrtuar këtë projekt, por do të ndihmojmë që të ndodhe dhe shpresojmë që të ndodhë”.
Ai ka thënë se qysh tash synon të marrë postin e kryeministrit.
“Arsyeja është se deri në zgjedhje do të mund të bëhej shumë punë, me ndihmue që trendët prej tash deri në zgjedhje të jenë të mira. Me e përmirësue kualitetin e qeverisjes në përgjithësi por edhe për të ndihmuar për një proces zgjedhor më kualitativ kur ndodhë, meqë kemi pasur defekte në procesin e shkuar zgjedhor. Pra është një investim që bëhet tash që do të pasojë me zgjedhje dhe pas zgjedhjeve”, ka thënë Haradinaj.
Lideri i AAK-së, nuk ka mundur të konfirmojë nëse Thaçi do të ishte i gatshëm t’ia linte postin e kryeministrit.
“Nuk mund ta konfirmoj meqenëse nuk e kemi diskutuar dhe shtjelluar deri në fund. I mbetet të ardhmes me u pa. Por, ne rast se do të ndodhte, atëherë ajo që është me rëndësi, do të krijohej një situatë e re dhe një nisje e re edhe për Kosovën besoj e mirë”, tha Haradinaj, duke potencuar se ditëve në vijim mund të ketë një rezultat konkret në këtë drejtim. /Telegrafi/
 
Nipi i Berishës, Dritan Berisha,
Oficer i Kontaktit në
Kancelarinë Konsullore në
Romë.
Daja i dhëndrit të Sali Berishës,
Bashkim Bekteshi, Konsull i Përgjithshëm në Bari.
Gruaja e Halim Kosovës, MPJ.
Vajza e Avni Ponarit INSIG
(Sigal) Vjenë.
Djali i dajës së Ilir Metës,
Dashnor Dervishi, ambasador në Athinë.
Miku i Ilir Metës, Sami Shiba,
Ambasador në Rumani.
Nipi i Spartak Brahos, Shkëlzen
Macukulli, Poloni.
Gruaja e Rahman Selmanllarit, Suela Selmanllari, Ministria e
Jashtme.
Motra e Aleksandër Frangajt,
Majlinda Dodaj, Romë, Vatikan.
Baxhanaku i Fahri Balliut, Altin
Kodra, ambasador në Turqi. Ridi Kurtezi, ambasador në
Katar, i propozuar nga LSI.
Elida Petoshati, Ambasadore në
Kanada, e propozuar nga LSI.
Mira Hoxha, ambasadore në
Hungari, propozuar nga LSI. Djali i avokatit të Lulzim
Bashës, Mirgen Nikaj, Ministria e
Jashtme.
Vëllai i Jozefina Topallit, Gjon
Çoba, Konsull në Milano.
Dhëndri i Jozefina Topallit, Luis Ejlli, Paris.
Gruaja e Arjan Starovës, Teuta
Starova, Londër.
Gruaja e Sherefedin Shehut,
Dashuri Shehu, Drejtore e
Auditit në MPJ. Kunata e Azem Hajdarit, Albana
Hasanaj, Nju Jork.
Vajza e Azem Hajdarit, Romina
Hajdari, Ministria e Jashtme.
Vajza e Ali Spahisë, Nausika
Spahia, Konsulle e përgjithshme në Milano (Nënshtetësi e huaj,
kundraligjshme).
Gruaja e Aldo Bumçit dhe vajza
e Safet Zhulalit, Ilda Zhulali,
Drejtore në Ministrinë e
Jashtme. Vajza e Agim Shehut, Alma
Shehu, Vjenë.
Vajza e Ilir Banos, Albana Bano,
Ministria e Jashtme.
Vajza e Jemin Gjanës, Lorena
Gjana, Kosovë. Kunata e Fatmir Mediut, Nju
Jork.
Djali i Fatos Bejës, Sokol Beja,
Ministria e Jashtme.
Vajza e Ismail Kadaresë,
Besjana Kadare, Ambasadore në Paris (UNESCO).
Djali i Vladimir Kristos (Gjykata
Kushtetuese), Olsi Kristo,
Bruksel.
Vajza e Rajmonda Bulkut,
Athinë. Vajza e Shpresa Becaj (Gjykata
e Lartë), Austri.
Djali i Neritan Cekës, Egin Ceka,
Austri.
Vëllai i Arjan Çanit (Zonë e
Lirë), Alket Çani, Paris. Vëllai i Gerti Bogdanit (PD),
Albjon Bogdani, Ministria e
Jashtme.

Nipi i Berishës, Dritan Berisha,
Oficer i Kontaktit në
Kancelarinë Konsullore në
Romë.
Daja i dhëndrit të Sali Berishës,
Bashkim Bekteshi, Konsull i Përgjithshëm në Bari.
Gruaja e Halim Kosovës, MPJ.
Vajza e Avni Ponarit INSIG
(Sigal) Vjenë.
Djali i dajës së Ilir Metës,
Dashnor Dervishi, ambasador në Athinë.
Miku i Ilir Metës, Sami Shiba,
Ambasador në Rumani.
Nipi i Spartak Brahos, Shkëlzen
Macukulli, Poloni.
Gruaja e Rahman Selmanllarit, Suela Selmanllari, Ministria e
Jashtme.
Motra e Aleksandër Frangajt,
Majlinda Dodaj, Romë, Vatikan.
Baxhanaku i Fahri Balliut, Altin
Kodra, ambasador në Turqi. Ridi Kurtezi, ambasador në
Katar, i propozuar nga LSI.
Elida Petoshati, Ambasadore në
Kanada, e propozuar nga LSI.
Mira Hoxha, ambasadore në
Hungari, propozuar nga LSI. Djali i avokatit të Lulzim
Bashës, Mirgen Nikaj, Ministria e
Jashtme.
Vëllai i Jozefina Topallit, Gjon
Çoba, Konsull në Milano.
Dhëndri i Jozefina Topallit, Luis Ejlli, Paris.
Gruaja e Arjan Starovës, Teuta
Starova, Londër.
Gruaja e Sherefedin Shehut,
Dashuri Shehu, Drejtore e
Auditit në MPJ. Kunata e Azem Hajdarit, Albana
Hasanaj, Nju Jork.
Vajza e Azem Hajdarit, Romina
Hajdari, Ministria e Jashtme.
Vajza e Ali Spahisë, Nausika
Spahia, Konsulle e përgjithshme në Milano (Nënshtetësi e huaj,
kundraligjshme).
Gruaja e Aldo Bumçit dhe vajza
e Safet Zhulalit, Ilda Zhulali,
Drejtore në Ministrinë e
Jashtme. Vajza e Agim Shehut, Alma
Shehu, Vjenë.
Vajza e Ilir Banos, Albana Bano,
Ministria e Jashtme.
Vajza e Jemin Gjanës, Lorena
Gjana, Kosovë. Kunata e Fatmir Mediut, Nju
Jork.
Djali i Fatos Bejës, Sokol Beja,
Ministria e Jashtme.
Vajza e Ismail Kadaresë,
Besjana Kadare, Ambasadore në Paris (UNESCO).
Djali i Vladimir Kristos (Gjykata
Kushtetuese), Olsi Kristo,
Bruksel.
Vajza e Rajmonda Bulkut,
Athinë. Vajza e Shpresa Becaj (Gjykata
e Lartë), Austri.
Djali i Neritan Cekës, Egin Ceka,
Austri.
Vëllai i Arjan Çanit (Zonë e
Lirë), Alket Çani, Paris. Vëllai i Gerti Bogdanit (PD),
Albjon Bogdani, Ministria e
Jashtme.

Mbreti Zog

Mbreti Zogu I, ne kohen kur ishte President.
Lindi më 8 Tetor 1898, në Burgajet- Mat, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV.

 Titulli:

 Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve.

 Shpallja Mbret i Shqiptarëve:

 Ishin vitet 20, Shqipëria po kalonte kriza të thella politike dhe stabiliteti politik i vendit ishte i paqëndrueshëm, mbas një propozimi të bërë nga disa deputetë, parlamenti vendosi që të merrte në shqyrtim regjimin shtetëror. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni i statutit, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim më 30 Gusht 1928 dhe Asambleja Kushtetuese proklamoj Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme. Më 1 Shtator 1928 Asambleja Kushtetuese proklamoj:
Mbret Të Shqiptarëve nën emnin Zog I, birin të dalun prej gjinit të vet SHPËTIMTARIN E KOMBIT “AHMET ZOGUN” i zbritun prej familjes së famshme “ZOGU”.
 Pas kësaj proklamate, parlamenti formoi një komision i cili do ti komunikonte Naltmadhnisë së Tij, vendimin dhe do ti ofronte Fronin Mbretëror . Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve bëri betimin mbi Biblën dhe Kuranin. Ai u betua:
“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajtë Bashkimin Kombëtar, Indipendencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjëve që ndodhen në zbatim, duke pasë parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.
Mbreti Zog I ne Vjene.

Aktiviteti politik:

 Me 20 korrik 1912 NMT Zog I, u nis nga Stambolli për në Shqipëri. NMT Zog I, sapo u kthye në Mat nga studimet në Turqi, filloi përgatitjet për të përballuar një sulm të mundshëm nga fuqitë ballkanike. Ai kishte rreth 8 000 burra të armatosur nën kryesinë e parisë e që do t’i drejtonte vetë. Më 28 Nëntor 1912, Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemal Bej Vlora, Matin, Dibrën dhe Mirditën do ta përfaqësonte NMT Zog I, i cili kryesonte delegacionin prej 26 krerësh të shquar të këtyre trevave. Pas përfundimit të Kuvendit Ai u kthye në vendlindje, ku organizoi mbrojtjen e krahinave të Matit dhe Dibrës nga sulmet e hordhive serbo-sllave. Në Mat Ai kishte depozituar shumë armatime dhe municione, për të cilat kishin nevojë të ngutshme kryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilët vinin në Mat për t’u furnizuar.
Kësisoj, Mati sërish u bë qendra politiko-ushtarak i Shqipërisë dhe bijtë e kësaj treve jo vetëm që nuk i braktisën të ardhurit, por i pritën dhe i mbajtën ngrohtësisht në familjet e tyre. Në konferencën e ambasadorëve në Londër, shteti i cili mbështeti fuqimisht Shqipërinë ishte Austro-Hungaria. Kjo e fundit kërkonte të formonte një shtet të fortë me pozita të fuqishme gjeopolitike duke përfshirë pjesët të cilat do ti shkëputeshin Shqipërisë më vonë si Kosova, Çamëria pjesët në Mal të Zi dhe Maqedoni. Si pasojë e një kundërshtimi të madh të Rusisë dhe të shteteve të tjera ballkanike, Konferenca pranoi një zgjidhje kompromisi, duke njohur pavarësinë por duke e shtyrë njëkohësisht për një periudhë të mëvonshme diskutimin e çështjes së kufijve, deri më 1913, kur ajo Padrejtësisht bëri copëtimin e Shqipërisë dhe la jashtë trungut amë Kosovën, Çamërinë, Plavën dhe Gucinë.
Në pikëpamje të formës së regjimit Konferenca e shpalli Shqipërinë “principatë autonome”, u garantua asnjanësia, kontrolli i administratës civile si dhe buxheti i ishin ngarkuar një komisioni ndërkombëtar, të përbërë nga një delegat shqiptar dhe nga përfaqësues të gjashtë Fuqive të Mëdha. Konferenca zgjodhi një princ gjerman për fronin shqiptar, ai ishte Wilhelm Wied, një princ protestant, nipi i madh i perandorit Wilhelm II i Gjermanisë.
Mbreti Zogu. viti 1920, ne Kongresin e Lushnjes
Lufta e Parë Botërore e gjeti Naltmadhninë e Tij, Mbretin Zog I në Mat si nje komandant te provuar ne beteja dhe fitore te realizuar nga drejtimi me guxim, me koncepte te qarta taktike dhe mendim strategjik te orientuar drejt. Per kete emer dhe pervoje luftarake, komandanti i trupave ushtarake austriake August Von Kral, i kerkoj zyrtarisht Ahmet zogut qe ta vinte ne dispozicionin e Tij grupimin ushtarak Shqiptar, duke i premtuar graden e kolonelit. Ahmet Zogu u pergjigje: “Fuqine e kam gati...veçse kurre nen komanden e nje koloneli te huaj...Do punoj ne emer te Shqiperise... Më 3 Mars 1916, Ahmet bej Zogu thërret Kongresin Kombëtar në Elbasan, për të diskutuar mbi fatet e Shqipërisë.
Në vitin 1919 Shqipëria rrezikonte realisht copëtimin territorial në favor të fqinjëve shovenë. Në këto rrethana, nën ndikimin e vokacionit dhe formimit të lartë atdhetar, Ahmet bej Zogu rikthehet në aktivitetin politik, duke kërkuar mbajtjen urgjente të një kongresi kombëtar, për të institucionalizuar dhe organizuar mbrojtjen e fateve të atdheut dhe shqiptarëve, kongres ky që u mbajt në Lushnje nga 21-31 janar 1920, e që u sigurua ushtarakisht prej Tij me 9 mijë luftëtarë. Pas përfundimeve të Kongresit që miratoi edhe Qeverinë e re të vendit, Ahmet bej Zogu u emërua Ministër i Brendshëm ne moshen 25 vjecare.
Më 2 dhjetor 1922 për herë të parë emërohet kryeministër. Në këtë post, Ahmet bej Zogu ishte i pari që nisi punën për hartimin e ligjeve organike të ministrive. Për këtë qëllim ai ngriti grupet e ekspertëve me nga 2 përfaqësues për çdo ministri. Më 23 shkurt 1924, për shkakun se Zogu me anë të një koalicioni me indipendentistët siguroi një shumicë të re, opozita i organizoi një atentat brenda Kuvendit Kushtetues.
Mbreti Zogu I
Zogu plagoset dhe jep dorëheqjen. Situata politike dhe e rendit acarohet dhe vendi nis të destabilizohet. Në maj – qershor 1924 opozita organizon një Grusht Shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor 1924, e kishte emëruar ditët e fundit të saj në detyrën e Komandantit për shtypjen e Grushtit të Shtetit në Veri. Në qershor 1924, për të mos i dhënë shkas gjakderdhjes, anarkisë totale dhe luftës civile, Zogu largohet nga Shqipëria në Perëndim, nëpërmjet Jugosllavisë. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë, e dënoi me “Vdekje, në mungesë”.
King Zog and Queen Geraldine
Në dhjetor 1924, me vendim të qeverisë “Vrioni” dhe me përkrahjen e Fuqive të Mëdha, Zogu riktheu legjitimitetin e Qeverisë dhe të pushtetit legjitim të dalë nga zgjedhjet parlamentare të tetor-dhjetorit të vitit 1923 dhe të rrëzuar me rebelim antikushtetues në qershor të vitit 1924. Më 6 janar 1924, Këshilli i Naltë e dekreton kryeministër dhe ministër të Brendshëm. Më 21 janar 1924 Kuvendi Kushtetues shpalli “Republikën Shqiptare”.
Dhjetë ditë më vonë, Ahmet bej Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues “Kryetar i Republikës”, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe Ahmet Zogu rivendosi stabilitetin dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake, çka forcoi ndjeshëm pozitat e Shqipërisë.
Më 1 shtator 1928 Asambleja Kushtetuese e shpalli Presidentin Ahmet Zogu “Mbret të Shqiptarëve”. Mbreti Zog I Mbret i Shqiptarëve mori përsipër barrën e rëndë të reformimit të plotë të kuadrit ligjor, të institucioneve dhe të jetës së vendit. Në këtë kuadër u miratua Statuti Themeltar i vitit 1928. U miratuan Kodi Civil, ai Tregtar, etj. U miratuan ligje të tilla si ato për “reformën agrare”, “heqjen e ferexhesë”, etj.. Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqënies, zhvillimin e tregtisë, balancimin e bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencës në universitetet perëndimore, etj..

Largimi I NMT Mbretit Zog I:

 Më 9 prill 1939, duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria me vendimin e palamentit në Perëndim, për të kontaktuar zyrtarisht me kanceleritë perëndimore dhe për të përgatitur rezistencën ushtarake kundër pushtimit, si dhe për të organizuar qeverinë legjitime shqiptare në mërgim dhe për të drejtuar me anë të saj të gjitha operacionet zyrtare dhe ato politike e ushtarake.
Gjatë shpërnguljes së detyruar nga atdheu: Më 10 Prill 1939 vendoset në Greqi dhe fillon organizimin e rezistencës së armatosur si dhe funksionimin e qeverisë; Më 3 Maj 1939 mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta të vendit dhe nga shqiptarët; Më 30 Qershor 1939 niset për në Europë; Më 2 Korrik 1939 mbërrin në Rumani, ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisë; Më 15 Gusht 1939 mbërrin në Paris, ku akomodohet në Rezidencën e përkohshme Mbretërore dhe fillon kontaktet zyrtare me autoritetet më të larta të Francës. Më 22 Qershor 1941 mbërrin në Britani, ku pasi fillimisht u akomodua në Hotelin “Ritz” më vonë merr me qira një vilë banimi në Parmoor.
Familja Mbreterore ne Vilen Mbreterore ne Durres. Mbreti Zogu I, Nena Mbretereshe Geraldine, dhe motrat e Mbretit Zog.
Qëndroi në Mbretërinë e Bashkuar deri në përfundim të luftës. Më 18 Mars 1946 vendoset në Egjipt, pas një ftese dashamirëse qëndrimi dhe akomodimi të garantuar zyrtarisht nga Mbreti Faruk i Egjiptit. Më 29 Gusht 1955 mbërrin në Francë dhe fillimisht vendoset në Paris, por vonë Familja Mbretërore akomodohet në Kanë.

Vdekja:

 Ndërroi jetë në spitalin “Foch” të Parist, më 8 Prill 1961.
Më 17 nëntor 2012, shteti Shqiptar organizoi një ceremoni zyrtare për kthimin e eshtrave të Mbretit Zog në Atdhe, në Mauzoleumin e Familjes Mbretërore ne Tiranë.

Të afërm dhe miq pyetën veten se ç'e shtynte Lef Nosin me u marrë me politikë në moshën 70-vjeçare... në nji farë mënyre Lefi u kishte dhanë përgjigje këtyne pyetjeve në nji bisedë me mikun e tij, Hafiz Musa Basha: "Çunat janë të rinj, serbi ua ka me hile...".

Nga dëshmitë e stërnipit, Skënder Kosturi
______
Ditët e fundit të Lef Nosit (fotoja e paraqet në gjyq)

“… Në tetorin e vjetit 1944.
Antarët e Këshillit të naltë (Regjencës) mbasi kishte përfundue sundimi i tyne i 100 ditve, tue pa se tashma nuk çante kryet për ta kurrnji shqiptar e lëshuen Tiranën dhe kërkuen strehim të përkohshëm në Kuvendin Françeskan, Mehdi Frashëri, më duket se u bashkue me ushtritë gjermane dhe iku, Át Anton Harapi tha se do t’ishte marre me ikë e me e lanë popullin e vorfën vetëm, se duhej dekë në Shqipni. Pregatiti nji strofull diku ndër male të Dukagjinit. Ndërsa Lef Nosi, nji zotni i mbajtun që nuk e kishte shokun ndër shqiptarë, nuk tundej fare: Un – thonte, nuk i kam keq kurrkuj: gjithmonë në jetën time kam bâ veç mirë, prandaj as komunistat, as kurrkush tjetër nuk kanë pse më kërkojnë llogari, dhe vazhdonte i qetë tue kontrollue koleksjonin e fundit të pullave të postës, e me nji lente të madhe kqyrte a kishin dalë mirë e kjartë germat e vulave postare ma të fundit. Por tue kenë se Kuvendi Françeskan zakonisht i kishte dyert e hapuna gjithmonë hinte e delte gjithkush, Át Frano Kiri, që kish marrë përsipër me i sigurue jetën e hoq prej andej e e dërgoi në Kolegjë, ku përveç Át Marin Sirdanit, Át Daniel Gjeçajt, fëmijëve dhe nja tre katër kujdestarëve nuk sillej kush tjetër. Aty Lefi ndeji qetësisht deri që filluen kontrollet e partizanve. Por kur kontrollet u shpeshtuen së tepërmi Lefi nuk mund i duroj ma dhe i kërkoi Át Franit që ta dërgonte te Át Antoni: ata të dy ishin të lidhun me nji miqsi të madhe njani me tjetrin. At Frani u përpoq me ia ba të ditun veshtirsitë e mëdha të këtij veprimi, jo vetëm se të gjitha rrugët kontrolloheshin prej partizanve, por edhe pse vetë jeta e malsisë në atë dimën ishte e padurueshme. Por Lefi mendonte se atje ndër malsi do të kishte ma shumë liri e ma pak frigë. Përcjellja e tij ndër malet e Dukagjinit kje nji aventurë e tillë që sikur Lefi ta kishte lexue në ndonji roman do të kishte bërtitë me vedi: ‘E pamundun! Fantazia e autorit asht tepër e ngarkueme’. Tue pa se ai nuk mund t’i përshtatej në kurrfarë mënyre jetës parahistorike të shpellave, e dërguen në katundin Kir me jetue bashkë me nji frat tjetër edhe ma plak se ai. Por aty u kuptue prej gjithkuj se nuk ishte frat: ai i pvetëte ata me naivitet për orenditë kishtare se shka ishte ky send e shka ishte ai tjetër. Prandej, për me u shpëtue ndjekjeve e terrorit, simbas kërkesës së tij, u desht edhe nji herë me kalue qafa malesh, lugina, lumenj e fusha deri që e dorzuen te nji mik i veti në Tiranë. Kaq dij un prej gojës së At Frano Kirit. Ndërkaq At Antoni vazhdonte me jeten e shpellave të Pultit…”.

Dritan Abazoviqi mbron Ulqinin,kurse Gjukanoviqi antishqiptar

DECEMBER 5, 2012   |
Dritan Abazoviq Dritan Abazoviqi mbron Ulqinin,kurse Gjukanoviqi antishqiptar  Në mbledhjen e Kuvendit të Malit të Zi  debatoi edhe deputteti më i ri i kuvendit Dritan Abazoviqi ku rreptë e kritikojë qeverin e re me kryeministrin aktual Millo Gjukanoviq.
Ja pra edhe eksozeja ESKLUZIVE e Dritan Abazoviqit.
Në mbledhjen e djeshme të Parlamentit Mali të Zi, gjatë diskutimit mbi ekspozenë e mandatarit, deputeti Dritan Abazoviq fajësoi Kryeministrin e ri Millo Gjukanoviq për gjendje të pa kënaqshme të pakicave, duke thënë:
“Ju keni bërë që zonat dhe vendet ku jetojnë pakicat të jenë më të pazhvilluarat në këtë shtet, keni bërë që nga popujt pakicë kemi më së shumti emigrues, dhe në fund, për fat të keq të bashkatdhetarëve të mi, ju fituat përkrahjen e tyre pa rezervë për të formuar qeverinë e re edhe pse ndoshta as nuk e kërkuat. Shpërblimi juaj ndaj tyre ishte që ju nuk e keni parë të udhës që asnjë shqiptarë ta kandidoni për ministër”, tha Abazoviq.
Duke u drejtuar qytetarëve në shqip ai tha që Kryeministri i ri ka tregu politikë antishqiptare dhe mbas 15 viteve nuk i dha mandat asnjë ministri shqiptar.
“Qytetarë të nderuar, pse ndodhi kjo Ju duhet të pyesni partitë shqiptare të cilët e përkrahën këtë Qeveri, por të jeni të bindur që ky person nuk mund ti plotësoj premtimet që ka dhënë”, vlerësoi Abazoviq.
Ai e cilësoi Kryeministrin e ri si personin më përgjegjës për ngecje ekonomike dhe morale të shtetit, duke shtuar:
“Të gjitha privatizimet e juaja ishin të gabuara dhe ju i shitët resurset shtetërore. Ju shkatërruat turizmin duke ja filluar nga Ulqini, qyteti nga i cili vi un, si dhe të gjithë qytetet përreth. Ju keni vendosur pranga në formë të kufijve të Mirave Detare  dhe ju nuk i ktheni qytetarëve pronën. Ju nuk i jepni komunat që i premtuat edhe pse qytetarët kanë të drejtë ti kenë”, përfundoi Abazoviq.

ne festat e fundvitit shqiptaret jan me te knaqur se asnje her tjeter

Tuesday, December 4, 2012


Pronto, Kryeministria?

Fillimi | Opinione | Pronto, Kryeministria? | Add to Facebook Share
image
Flaka SURROI
Skandalet e përgjimeve, të bisedave të neveritshme që me aq autenticitet ilustrojnë kastën sunduese të Kosovës dhe kthimi i Haradinajt, me shpejtësi qitën në harresë ditëlindjen e 100-të të shpalljes së një pavarësie që megjithatë ia vlen ta mbajmë mend për të mirë
Njëqindvjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë kaloi me manifestime euforike dhe mbresëlënëse gjithandej trojeve shqiptare, e bile edhe andej ku ka përqendrim më të madh të diasporës shqiptare. Për mua kremtimi i kësaj date ishte i veçantë – ngase u gjeta në një rreth intelektualësh e studiuesish kryesisht gjermanofolës, me njohuri të jashtëzakonshme të historisë dhe të së tashmes shqiptare. Pos që prezantimi i tyre bëri që për të satën herë të konstatoja se studimet dhe librat e të huajve për historinë, posaçërisht të Kosovës, janë më objektive seç i shkruajmë ne vetë, ai më bëri që edhe ta huqja pjesën më të madhe të transmetimit të asaj që po ndodhte me 28 Nëntor.
Kështu të nesërmen, kolegët bashkëpjesëmarrës në konferencë nga Shqipëria, me tmerr më flisnin për episodin më të shëmtuar me të cilin do të mbahej mend ky kremtim: “kasapitja” e tortës 18 tonelatëshe dhe 500 metërshe nga populli që nuk diti të kontrollohej e që u mundua të “shnukte” sa më shumë që ishte e mundur. Bashkëbiseduesit inatoseshin për shkak të faktit se xhirimi tashmë kishte qarkulluar në të gjithë botën nëpërmjet “YouTube”-it, e posaçërisht për shkak të faktit se një gjë e shëmtuar me shumë lehtësi i qiste në hije të gjitha të bukurat e manifestimit, përfshirë edhe performancën live të Rita Orës.
Por, megjithatë, në debat e sipër dolën së paku dy konkluzione të arsyeshme që do ta përshkruanin reagimin e këtillë të atyre që përdornin edhe legenë, edhe sahanë, edhe çanta, edhe flamuj për të marrë sa më shumë hise torte: e para, se populli, duke ditur se politikanët tashmë kishin marrë hisen e vet të tortës, të asaj tjetrës, të pareve publike, luftoi për hisen e vet të tortës, paj le të jetë kjo edhe një copë ëmbëlsirë. E dyta, ky ishte manifestimi më i prekshëm i varfërisë që ka kapluar popullin shqiptar gjithandej – ajo grykësi e pakontrolluar, që përshkallëzoi në shkeljen masive të tortës dhe hedhjen e copave të saj sikur të ishin topa bore, dëshmonte edhe nevojën për ta ngirë madje edhe syrin, por edhe për ta shprehur mllefin e rrënjosur thellë. Në fakt, do të thoshin ata që e argumentonin kështu, kjo do të duhej të ishte kambanë e fuqishme për veshët e politikanëve që nuk dëgjojnë asgjë pos zërit të vet.
Në Kosovë, tentativa për t’i paraprirë festimit të ditës së madhe me hapjen e pjesës së autostradës deri në Gjurgjicë dështoi për shkak të protestës së dhunshme të atyre që u paraqiten përkrahës të Fatmir Limajt. E që u karakterizua me mosintervenimin, as minimal bile, të Policisë së Kosovës, e cila para pak javësh kishte dhënë dajakun e paharrueshëm aktivistëve të “Vetëvendosjes” dhe kalimtarëve të rastit në Prishtinë. Me kërkesa ultimative, “o le të lirohet, ose ua kallxojmë ne”, protestuesit shkatërruan podiumin, këputen mikrofonat, bllokuan rrugën – dhe mbi të gjitha, e prishën festimin. Dhe arsyetimi i tyre ishte – “nëse s’ka festë për Fatmirin, nuk ka festë për askënd”. Dhe kjo ishte gabim, për shkak se nuk ka faj e gjithë Kosova nëse z. Limaj gjendet në paraburgim. Fajin ose jo tijin e vendos gjykata, në procedurë të rregullt, e jo në rrugë.
Por, fakti është se qëndrimin e z. Limaj në paraburgim e ndihmuan tej mase deklaratat e pamatura të kryeministrit dhe të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, i cili në fund të javës u shndërrua në yllin e ditës. T’i kujtojmë. Në Ditën e FSK-së, Thaçi kishte deklaruar; “Luftën tonë të drejtë dhe fitimtare dhe luftëtarët e lirisë, askush nuk mundet dhe nuk ka të drejtë, as EULEX-i në mes natës, fshehtas, tinëz dhe prapa shpinës së institucioneve të Kosovës të arrestojë luftëtarët e Republikës së Kosovës, siç janë Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarët e tjerë. Kjo është e padrejtë, është e papranueshme, ky është turp, ky është akt kundër drejtësisë. Është fyerja dhe ofendimi më i madh. Askush nuk mund të keqpërdorë institucionet e Republikës së Kosovës. Ne jemi sovranë”. Kurse shefi i GP të PDK-së e ka thënë këtë: “Si rezultat i një qasjeje të tillë, krejtësisht të gabuar dhe të padrejtë të EULEX-it, Grupi parlamentar i PDK-së do të bashkëpunojë ngushtë me grupet tjera parlamentare në Parlamentin e Kosovës dhe do të ndërmarrë një iniciativë për të rishikuar mandatin ekzekutiv të misionit të EULEX-it në Parlamentin e Kosovës”. 
Deklaratat e shefit të ekzekutivit në lidhje me vendimin e pavarur të rrafshit të pushtetit të gjyqësisë natyrisht se nuk mund të shikohen assesi ndryshe pos si ndërhyrje flagrante në pavarësinë e gjyqësorit. Posaçërisht duke marrë parasysh faktin se kanë qenë vetë institucionet e Kosovës që ia kanë kufizuar vetes sovranitetin në çastin kur e kanë ftuar misionin e EULEX-it që të vijë në Kosovë dhe të merret me ato raste gjyqësore me të cilat nuk merret gjyqësia vendore. Pra, fjalim i zjarrtë populist për “ta mbrojtur dinjitetin e luftëtarëve dhe të luftës”, e posaçërisht të Limajt, me të cilin ka kohë që nuk komunikon normalisht, nuk mund të shikohet si mbrojtje parimore e një qëndrimi. E këtij populizmi nuk i ka ndihmuar as deklarata kërcënuese e shefit të GP të PDK-së, me të cilën e paralajmëronte EULEX-in se do të “rishqyrtohej mandati ekzekutiv i këtij misioni në Parlament”. Ky s’mund të quhet pos si edhe një gabim shtesë, i cili dëshmon komoditetin me të cilët sillen zyrtarët në pushtet, duke besuar se mund të jenë edhe më të fuqishëm se gjyqi... apo se edhe mund t’i kontrollojnë gjykatat...
...Ashtu siç e kontrollojnë edhe pjesën tjetër të jetës në Kosovë, e të cilën në formën më ilustruese e përshkruan incizimet tonike të bisedave telefonike që i ka realizuar shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së dikur vitin e shkuar. Gjuha skandaloze e disa nga bashkëbiseduesve të tij dhe ofendimet që i bëhen bashkëpartiakut Jakup Krasniqi, e që u bëhen përkrahësve të Limajt, të cilët quhen “zagarë të tij” dhe lehtësia me të cilën caktohen temat për t’i debatuar në Parlament, tregon për derexhenë në të cilën kemi rënë. Shteti ynë udhëhiqet nga njerëz që nuk kanë respekt as për njerëzit e “tyre”; nga njerëz që deri para pak ditësh “nuk kanë qenë as anëtarë të thjeshtë të PDK-së”, por kanë pasur qasje në informatat e dorës së parë nga bisedimet zyrtare në Bruksel; nga njerëz që akomodojnë “kojshi, karshi e kushëri” nëpër institucione, duke arritur ta betonojnë pushtetin e tyre edhe me njerëz të kualifikimeve mbase të dyshimta, e edhe me njerëz servilë dhe të besueshëm. Dhe pasi e dëgjon kryeministrin tek shprehet për “zagarët e Limajt”, kush e beson vërtet se deklaratën për ta kundërshtuar mbajtjen e këtij në burg e ka pasur përnjëmend të sinqertë.
Dhe derisa nëpër tanimë të pashmangshmin “YouTube” po qarkullonin incizimet e këtyre bisedave neveritëse, në Hagë po zhvillohej faza e fundit e një procesi që zgjati gati tetë vjet dhe që mbajti të izoluar Haradinajn nga politika shumë vjet. Ramush Haradinaj u shpall i pafajshëm përfundimisht dhe u kthye në Kosovë si hero. Kësaj radhe, me aeroplan special paguar nga Qeveria dhe me pritje në Aeroportin e Prishtinës nga vetë kryeministri, i përcjellë nga Garda e Kosovës – sikur të ishte ky fillimi i një telenovele të re, ku u bëmë dëshmitarë të një ngjarjeje gati të pabesueshme.
Ani që ka pasur shenja të afrimit (Thaçi e Daut Haradinaj duke ngre dolli në Gllogjan) dhe madje të angazhimit aktiv në punët e Qeverisë (emërimi i Blerim Shalës koordinator për bisedime me Beogradin) – megjithatë gatishmëria e ofrimit të shërbimeve maksimale dhe organizimit të pritjes me Gardë (që të bën të shtrosh pyetjen legjitime, a ka rregulla se kur dhe për të cilat raste mund të angazhohet Garda e Kosovës?) tregon më parë për urgjencën të cilën e ka Thaçi për të krijuar një koalicion të ri. Koalicion që do ta lironte nga obligimi i udhëheqjes së një procesi në të cilin është futur pse ka dashur vetë, pa e pyetur askënd (por thotë, “nën presionin e miqve ndërkombëtarë”) dhe që do ta shndërronte në kryetar të ri të shtetit pa u kryer reforma kushtetuese. Natyrisht, sërish duke iu falënderuar miqve ndërkombëtarë, do të negocionte dorëheqjen e Jahjagës, ani që “Kushtetuta nuk ia lejon këtë gjë” dhe do t’i siguronte numrat që ta rehatojë veten së paku për pesë vjetët e ardhshëm. Nëse natyrisht nuk ndodh një diçka e papritur që do të mund të rridhte nga përgjimet e mëtejme telefonike apo edhe nga deklaratat që do të mund të evidencoheshin gjatë proceseve të ndryshme gjyqësore që po zhvillohen në Kosovë.
Ramush Haradinaj erdhi dhe e mbajti fjalimin e parë sikur të ishte kryeministri aktual i Kosovës, duke çuar një porosi shumë të fuqishme për nevojat edhe të konsumit ndërkombëtar të stacionuar në Kosovë. E tha tekstualisht, nëpërmjet avokatit të tij: “Është koha për pajtim” dhe se do ta rimerrte pozitën e tij “si lider politik i vendit, për të udhëhequr qeverinë që përfaqëson të gjithë qytetarët e Kosovës, çfarëdo gjuhe që ata flasin, nga cilido vend që vijnë dhe pavarësisht përkatësisë etnike”. 
Porosia është qartë – atë që e synon R. Haradinaj është Kryeministria, e të cilën do të mund ta arrijë vetëm nëse bën marrëveshje, pra pajtim, me ata të cilët i ka quajtur SHIK-istë e strukturë kriminale dhe njerëz të korruptuar; pajtim me njeriun që nuk pati asnjë simpati për të kur vendosi të lidhte marrëveshje me Rugovën për t’u bërë kryeministër, për më tepër, që e kishte akuzuar për tradhti dhe njeriun që udhëheq partinë me të cilën partia e tij ka antagonizëm të përmasave rajonale... Nuk është e qartë se cila do të jetë marrëveshja ndërmjet këtyre dy partive, por nuk duhet harruar se Haradinaj u tregua negociator i shkathët kur në kohën e Rugovës, i cili donte t’ia siguronte vetes postin e kryetarit pa pyetur për çmim, ia siguroi vetes edhe Kryeministrinë e edhe pesë ministri, nëse ende e mbaj mend mirë me 9 votat që i ka pasur në parlament... tash duket se sërish kemi dikë të interesuar të bëhet kryetar me çdo kusht për shkak të komoditetit që ofron posti (shikoni sesa rehat duket kryetarja Jahjaga në këtë post – nuk ka nevojë të mendojë, këtë po e bëjnë këshilltarët e saj për të) dhe për qetësinë që do ta gjejë aty pas lëmshit që ka shkaktuar këndej. 
Se si do të shkojnë zhvillimet, do të na e dëshmojnë ditët që vijnë, por tashmë e kam thënë me një rast, do ta përsëris edhe kësaj radhe: koalicioni PDK-AAK është mbase kombinimi më i keq qeverisës që mund ta ketë Kosova, ngase edhe njëra, edhe partia tjetër i kanë mbetur borxh popullit për shkak të keqpërdorimeve dhe keqmenaxhimit të shtetit. Por, ky vendim tashmë nuk varet nga populli deri në zgjedhjet e ardhshme. Varet nga kryeministri, i cili ka fshehur në biografinë e tij se di të flasë edhe italisht.


Gelbrajt: Serbia duhej të bombardohet që në vitin 1991

Fillimi | Lajme | Ballkan | Gelbrajt: Serbia duhej të bombardohet që në vitin 1991 | Add to Facebook Share
image
Piter Galbrajt, ambasadori i parë i SHBA në Zagreb, në bisedë për gazetën serbe Telegraf shpjegon se si është lejuar operacioni “Stuhia”,  për Srebrenicën, thekson se lirimi i gjeneralëve kroatë nuk do të thotë që krimet nuk kanë ndodhur, por thekson se fajtor kryesor megjithatë janë serbët, transmeton gazeta Lajm nga Shkupi. Në rolin e tij të diplomatit për paqe është krenar, por, shton që ndoshta do të ishte më mirë nëse Amerika do të kishte intervenuar me luftë qysh në fillim të luftës.
●Qysh më herët keni thënë se Banjalluka do të kishte rënë nëse Kroatët nuk kanë bërë krime, nuk kishin vrarë civilë dhe nuk kishin djegur shtëpitë e tyre. Si ka funksionuar ajo tregti, kujt çka do t’i jepet?
Arsyeja kryesore që ia kemi thënë Holbruku dhe unë Tugjmanit të mos e merr Banjallukën, ka qenë shqetësimi nga ajo se çka do t’u ndodhte civilëve serb atje, duke përfshirë edhe shumë refugjatë nga Krajina. Fakti që qeveritë kroate e kanë toleruar plaçkitjen sistematike dhe djegien e shtëpive të serbëve në Krajinë gjatë “Stuhisë” na kanë shqetësuar dhe na kanë shtyrë të pyesim veten çka do të mund të bënin forcat kroate civilëve në regjionin e Banjallukës. Të mos ishim shqetësuar për atë, ndoshta nuk do t’i kishim thënë Tugjmanit të ndalojë sepse ushtria serbe ka merituar të pësojë disfatë. Ajo ka qenë ushtri që ka bërë krime të shumta lufte, duke përfshirë edhe pastrimin etnik të Boshnjakëve 1992, granatimin e Sarajevës prej vitit 1992 deri më 1995 dhe masakrën e Srebrenicës 1995.
●Përmendët se Franjo Tugjman ka ditur për krimet kundër njerëzimit  dhe që do të kishit dëshmuar kundër atij të mos kishte vdekur, kurse në të njejtën kohë thatë që ai është hidhëruar kur i keni përcjellë mosmiratimin zyrtar të SHBA për ndodhitë në “Stuhi”. Çka më saktësisht i keni përcjellë dhe si është “hidhëruar”?
- Nuk e kemi parashikuar që :Stuhia” do të jetë krim. Krimet kanë ndodhur pasi që kroatët e kanë marrë Krajinën dhe shumë here kam protestuar për atë te Tugjmani. Konkretisht, e kam paralajmëruar se është i detyruar t’i mbrojë Serbët në Krajinë, kurse përderisa nuk ka sukses, si rezultat do të merr sanksione prej SHBA-ve. Në fund edhe kemi imponuar sanksione.
●A ekziston edhe dikush tjetër, përveç Tugjmanit, që është përgjegjës dhe kundër të cilit do të ishit ofruar dëshminë tuaj?
- Unë kam qenë dëshmitar në lëndën Gotovina. Gjithashtu, kam dëshmuar në interes të mbrojtjes.
●Në Serbi ka jehuar deklarata juaj që “Stuhia” është e lejuar për Srebrenicën. A është e zakonshme që një krim përgjigjet për krimin tjetër?
 “Stuhia” ka qenë operacion legjitim i luftës për kthimin e territoreve kroate të okupuara dhe ndalimin e Ratko Mlladiqit ta mer Bihaçin dhe t’i vrasë burrat dhe djemtë atje. Dy javë para “Stuhisë” ushtria serbe ka hyrë në Srebrenicë dhe sistematikisht ka vrarë 7.000 burra, ajo është krim për të cilin momentalisht gjykohet. Atëherë ka filluar sulmi në Bihaç dhe besojmë se do ta kishim bërë pot ë njëjtën gjë si edhe në Srebrenicë. Për atë shkak nuk e kemi ndalë Kroacinë. Ajo nuk ka qenë rast krimi duke u përgjigjur me krim, por ndalesë e krimit më të madh nga ana e vrasësve masiv. Nëse Serbët duan që këdo ta fajësojnë për “Stuhinë”, ata duhet të ishin Ratko Mlladiq dhe shoku i tij Radovan Karaxhiq.
● A ka qenë i informuar presidenti Klinton për gjithë këtë që ka ndodhur në këto hapësira?
- Po. Ka ditur gjithçka që edhe ne e kemi ditur. Ne e kemi zbatuar politikën e tij.
●Çka keni patur më rëndë, si diplomat, në komunikim me liderët ballkanik të viteve ’90?
- Ka qenë shumë rëndë të bisedohet me shumë liderë ballkanik në atë kohë. Kanë patur ndjenjën e tyre për realitet dhe shpesh nuk janë kujdesur se çka do të ndodhë me popullin e tyre. Më të këqij  kanë qenë Sllobodan Millosheviq dhe Millan Martiq. Ata kanë refuzuar planin paqësor, i të cilit unë jam autor, me të cilin parashihej autonomi e gjerë për serbët në Krajinë në kuadër të Kroacisë. Millosheviqi ka qenë cinik që nuk është brengosur se çka do të ndodh me serbët. Martiq ka qenë një njeri budalla që ka menduar se do të jetë i pranuar si udhëheqës i shtetit të pavarur Republika Serbe e Krajinës. Gjithë bota, përveç atij, e dinë që ajo asnjëherë nuk do të ndodhte. Ai, prapë, e ka hedhur poshtë zgjidhjen paqësore që do ta ndërpriste “Stuhinë” dhe do ta mbronte popullin e tij.
●Po të ishit sot në gjendje të ndërmjetësonit në zgjedhjen e konflikteve në Ballkan, çka do të ndryshonit?
- Amerika është dashur të intervenojë ushtarakisht qysh në vitin 1991, në kohën e granatimit të Vukovarit dhe Dubrovnikut! Edhe kërcënimi me force do ta kishte ndalur Millosheviqin në rrugën e tij dhe do të kishin kursyer qindra mijëra jetë.
●Pas vendimit të Tribunalit për lirimin e gjeneralëve kroat. Çka do të duhet të ndodh një ditë që të ndodhë pajtimi?
- Serbët do të duhej të kuptonin që Tribunali ka gjykuar se Gotovina dhe Markaçi nuk janë fajtor për krimet që kanë qenë të akuzuar. Gjykata nuk tha se krimet nuk kanë ndodhur.
●Si kanë qenë Millosheviqi, Tugjmani dhe Karaxhiqi privatisht, përderisa i keni njohur?
- Karaxhiqin asnjëherë se kam njoftuar, kurse për marrëdhënie me Tugjmanin dhe Millosheviqin do të duhet të prisni memoaret e mia. Edhe pse, kur është fjala për Millosheviqin mund ta shihni në dëshminë time gjatë gjykimit të tij për krime lufte.
●Mund të na thoni diçka më tepër rreth Srebrenicës, rolin e batalionit holandez, reagimeve serbe për krimet e Naser Oriçit? A ka qenë Perëndimi në gjendje të parashikojë përse nuk janë ndalur?
- Batalioni holandez ka dështuat në detyrën e tyre për të mbrojtur njerëzit e Srebenicës, por edhe mossuksesi I Kombeve të bashkuara dhe bashkësive ndërkombëtare. Në interes ë tyre qeveria holandeze dhe Kombet e bashkuara kanë dorëzuar përmbledhje të detajuar dhe vetëkritike për mossukseset e tyre. Çfardo që ka bërë Naser Oriç, nuk e arsyeton vrasjen e 7.000 burrave dhe djemve të paarmatosur.
●A do t’i kishit këshilluar më ndryshe sot të supozuarit e juaj?
- Çdoherë mundet edhe më mire. Por ajo që vendi im ka bërë në Ballkan vitet e ’90 ta ka qenë njëri ndër triumfet më të mëdha diplomatike të kohës sonë. Kemi ndaluar lufta në Bosne dhe Hercegovinë, kemi shpëtuar mijëra jetë. Kemi negociuar për marrëveshje paqësore që në Bosnje, Kroaci dhe Serbi ka quar drejt ardhmërisë më të mire. Jam krenar se kam qenë pjesë e atyre përpjekjeve diplomatike. Vetëm paramendoni si do të dukej Jugosllavia e dikurshme sot të mos ishin përzier ne. Luftërat do të vazhdonin ende.
●Të kishin qenë gjallë Izetbegoviqi dhe Tugjmani. A do të ishin sot në Hagë?
- Në kohën e vdekjes së tij, në zhvillim ka qenë procesi kundër Tugjmanit. Nuk besoj që ndonjëherë ka ekzistuar rasti kundër Izetbegoviqit./Almakos
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOSALMAKOS