Tuesday, December 4, 2012


Gelbrajt: Serbia duhej të bombardohet që në vitin 1991

Fillimi | Lajme | Ballkan | Gelbrajt: Serbia duhej të bombardohet që në vitin 1991 | Add to Facebook Share
image
Piter Galbrajt, ambasadori i parë i SHBA në Zagreb, në bisedë për gazetën serbe Telegraf shpjegon se si është lejuar operacioni “Stuhia”,  për Srebrenicën, thekson se lirimi i gjeneralëve kroatë nuk do të thotë që krimet nuk kanë ndodhur, por thekson se fajtor kryesor megjithatë janë serbët, transmeton gazeta Lajm nga Shkupi. Në rolin e tij të diplomatit për paqe është krenar, por, shton që ndoshta do të ishte më mirë nëse Amerika do të kishte intervenuar me luftë qysh në fillim të luftës.
●Qysh më herët keni thënë se Banjalluka do të kishte rënë nëse Kroatët nuk kanë bërë krime, nuk kishin vrarë civilë dhe nuk kishin djegur shtëpitë e tyre. Si ka funksionuar ajo tregti, kujt çka do t’i jepet?
Arsyeja kryesore që ia kemi thënë Holbruku dhe unë Tugjmanit të mos e merr Banjallukën, ka qenë shqetësimi nga ajo se çka do t’u ndodhte civilëve serb atje, duke përfshirë edhe shumë refugjatë nga Krajina. Fakti që qeveritë kroate e kanë toleruar plaçkitjen sistematike dhe djegien e shtëpive të serbëve në Krajinë gjatë “Stuhisë” na kanë shqetësuar dhe na kanë shtyrë të pyesim veten çka do të mund të bënin forcat kroate civilëve në regjionin e Banjallukës. Të mos ishim shqetësuar për atë, ndoshta nuk do t’i kishim thënë Tugjmanit të ndalojë sepse ushtria serbe ka merituar të pësojë disfatë. Ajo ka qenë ushtri që ka bërë krime të shumta lufte, duke përfshirë edhe pastrimin etnik të Boshnjakëve 1992, granatimin e Sarajevës prej vitit 1992 deri më 1995 dhe masakrën e Srebrenicës 1995.
●Përmendët se Franjo Tugjman ka ditur për krimet kundër njerëzimit  dhe që do të kishit dëshmuar kundër atij të mos kishte vdekur, kurse në të njejtën kohë thatë që ai është hidhëruar kur i keni përcjellë mosmiratimin zyrtar të SHBA për ndodhitë në “Stuhi”. Çka më saktësisht i keni përcjellë dhe si është “hidhëruar”?
- Nuk e kemi parashikuar që :Stuhia” do të jetë krim. Krimet kanë ndodhur pasi që kroatët e kanë marrë Krajinën dhe shumë here kam protestuar për atë te Tugjmani. Konkretisht, e kam paralajmëruar se është i detyruar t’i mbrojë Serbët në Krajinë, kurse përderisa nuk ka sukses, si rezultat do të merr sanksione prej SHBA-ve. Në fund edhe kemi imponuar sanksione.
●A ekziston edhe dikush tjetër, përveç Tugjmanit, që është përgjegjës dhe kundër të cilit do të ishit ofruar dëshminë tuaj?
- Unë kam qenë dëshmitar në lëndën Gotovina. Gjithashtu, kam dëshmuar në interes të mbrojtjes.
●Në Serbi ka jehuar deklarata juaj që “Stuhia” është e lejuar për Srebrenicën. A është e zakonshme që një krim përgjigjet për krimin tjetër?
 “Stuhia” ka qenë operacion legjitim i luftës për kthimin e territoreve kroate të okupuara dhe ndalimin e Ratko Mlladiqit ta mer Bihaçin dhe t’i vrasë burrat dhe djemtë atje. Dy javë para “Stuhisë” ushtria serbe ka hyrë në Srebrenicë dhe sistematikisht ka vrarë 7.000 burra, ajo është krim për të cilin momentalisht gjykohet. Atëherë ka filluar sulmi në Bihaç dhe besojmë se do ta kishim bërë pot ë njëjtën gjë si edhe në Srebrenicë. Për atë shkak nuk e kemi ndalë Kroacinë. Ajo nuk ka qenë rast krimi duke u përgjigjur me krim, por ndalesë e krimit më të madh nga ana e vrasësve masiv. Nëse Serbët duan që këdo ta fajësojnë për “Stuhinë”, ata duhet të ishin Ratko Mlladiq dhe shoku i tij Radovan Karaxhiq.
● A ka qenë i informuar presidenti Klinton për gjithë këtë që ka ndodhur në këto hapësira?
- Po. Ka ditur gjithçka që edhe ne e kemi ditur. Ne e kemi zbatuar politikën e tij.
●Çka keni patur më rëndë, si diplomat, në komunikim me liderët ballkanik të viteve ’90?
- Ka qenë shumë rëndë të bisedohet me shumë liderë ballkanik në atë kohë. Kanë patur ndjenjën e tyre për realitet dhe shpesh nuk janë kujdesur se çka do të ndodhë me popullin e tyre. Më të këqij  kanë qenë Sllobodan Millosheviq dhe Millan Martiq. Ata kanë refuzuar planin paqësor, i të cilit unë jam autor, me të cilin parashihej autonomi e gjerë për serbët në Krajinë në kuadër të Kroacisë. Millosheviqi ka qenë cinik që nuk është brengosur se çka do të ndodh me serbët. Martiq ka qenë një njeri budalla që ka menduar se do të jetë i pranuar si udhëheqës i shtetit të pavarur Republika Serbe e Krajinës. Gjithë bota, përveç atij, e dinë që ajo asnjëherë nuk do të ndodhte. Ai, prapë, e ka hedhur poshtë zgjidhjen paqësore që do ta ndërpriste “Stuhinë” dhe do ta mbronte popullin e tij.
●Po të ishit sot në gjendje të ndërmjetësonit në zgjedhjen e konflikteve në Ballkan, çka do të ndryshonit?
- Amerika është dashur të intervenojë ushtarakisht qysh në vitin 1991, në kohën e granatimit të Vukovarit dhe Dubrovnikut! Edhe kërcënimi me force do ta kishte ndalur Millosheviqin në rrugën e tij dhe do të kishin kursyer qindra mijëra jetë.
●Pas vendimit të Tribunalit për lirimin e gjeneralëve kroat. Çka do të duhet të ndodh një ditë që të ndodhë pajtimi?
- Serbët do të duhej të kuptonin që Tribunali ka gjykuar se Gotovina dhe Markaçi nuk janë fajtor për krimet që kanë qenë të akuzuar. Gjykata nuk tha se krimet nuk kanë ndodhur.
●Si kanë qenë Millosheviqi, Tugjmani dhe Karaxhiqi privatisht, përderisa i keni njohur?
- Karaxhiqin asnjëherë se kam njoftuar, kurse për marrëdhënie me Tugjmanin dhe Millosheviqin do të duhet të prisni memoaret e mia. Edhe pse, kur është fjala për Millosheviqin mund ta shihni në dëshminë time gjatë gjykimit të tij për krime lufte.
●Mund të na thoni diçka më tepër rreth Srebrenicës, rolin e batalionit holandez, reagimeve serbe për krimet e Naser Oriçit? A ka qenë Perëndimi në gjendje të parashikojë përse nuk janë ndalur?
- Batalioni holandez ka dështuat në detyrën e tyre për të mbrojtur njerëzit e Srebenicës, por edhe mossuksesi I Kombeve të bashkuara dhe bashkësive ndërkombëtare. Në interes ë tyre qeveria holandeze dhe Kombet e bashkuara kanë dorëzuar përmbledhje të detajuar dhe vetëkritike për mossukseset e tyre. Çfardo që ka bërë Naser Oriç, nuk e arsyeton vrasjen e 7.000 burrave dhe djemve të paarmatosur.
●A do t’i kishit këshilluar më ndryshe sot të supozuarit e juaj?
- Çdoherë mundet edhe më mire. Por ajo që vendi im ka bërë në Ballkan vitet e ’90 ta ka qenë njëri ndër triumfet më të mëdha diplomatike të kohës sonë. Kemi ndaluar lufta në Bosne dhe Hercegovinë, kemi shpëtuar mijëra jetë. Kemi negociuar për marrëveshje paqësore që në Bosnje, Kroaci dhe Serbi ka quar drejt ardhmërisë më të mire. Jam krenar se kam qenë pjesë e atyre përpjekjeve diplomatike. Vetëm paramendoni si do të dukej Jugosllavia e dikurshme sot të mos ishin përzier ne. Luftërat do të vazhdonin ende.
●Të kishin qenë gjallë Izetbegoviqi dhe Tugjmani. A do të ishin sot në Hagë?
- Në kohën e vdekjes së tij, në zhvillim ka qenë procesi kundër Tugjmanit. Nuk besoj që ndonjëherë ka ekzistuar rasti kundër Izetbegoviqit./Almakos
Me te lexuarat sot dhe te muajit
ALMAKOSALMAKOS

No comments:

Post a Comment