Monday, December 3, 2012

Ditën e merkurë, me 28 nëntor, të gjitha insitucionet shtetrore e ndër to edhe shkollat kishin ditë punë.
Të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit shqiptar festuan në mënyra të ndryshme festën më të madhe shqiptare deri në ditën e sodit. Kështu një pjesë e madhe e nxënesve por edhe mësimdhënësve festuan duke qenë prezent në qendrat më të mëdha shqiptare si Tiranë, Prishtinë apo edhe Vlorë.
Të tjeret të cilët nuk kishin fatin që të jenë prezent në vendet ku kishte organizime u munduan që të gjejnë forma të ndryshme për të festuar këtë përvjetor të rëndësishëm.
Kështu në Tuz dhe në Ulqin, përkatësisht në shkollat e mesme respektive nga inçizimet amatore që qarkullojnë në YouTube mund të vërehet atmosferë festive e krijuar  nga nga vetë nxënësit të cilët për disa minuta këndonin këngë si  '' Thërret Prizreni mori Shkodër'', ''Xhamadani vija-vija'' apo edhe ''O sa mirë me qenë shqiptar''.

No comments:

Post a Comment