Tuesday, December 4, 2012

Gjeka akuzon Forcën për mosfitimin e pozitës së ministritPDFPrintE-mail
Tuesday, 04 December 2012 21:39
Mosfitimi i një posti ministror nga ana e shqiptareve duket qe ka qitur në pah të gjitha problemet rreth mënyres dhe rrugës së zgjedhur për të fituar sa më shumë në qeverinë e re të Malit të Zi.
Në këtë linjë, kryetari i PD-së dhe deputet i Koalicionit shqiptar ne parlamentin e Malit të Zi z. Fatmir Gjeka pranon pritshmërinë nga ana e tij por edhe të koalicionit që përfaqëson që të jenë të përfaqësuar në qeverinë e re në nivel ministror.
Për mosfitimin e postit ministror nga asnjëri koalicion shqiptar z. Gjeka, për televizionin lokal TVT, akuzon hapur koalicionin tjetër shqiptar, Forcën për bashkim. Sipas Gjekës, zgjedhja e këtij koalicioni për të bashkëpunuar ma partitë boshnjake dhe atë kroate dhe për të nënshkruar marrëveshtje me to ka qenë e gabuar dhe për pasojë ka ulur edhe kërkesat për poste më të larta në nivel republikan.
Poashtu Gjeka si element mosbashkëpunimi përmend edhe ofertën e tij parazgjedhore që këto dy koalicione të shkojnë së bashku në zgjedhje republikane kurse për renditje në listë të vendos shorti.
Gjeka gjithashtu përmendi edhe brishtësinë e koalicionit në nivel lokal por pa përmendur hapat e mundshme në vijim. /Ulqini news

No comments:

Post a Comment