Tuesday, December 4, 2012

Krerët e Vetëvendosjes qëndruan në Bruksel

23:13 / 4.12.2012
 5  0 
 
Krerët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Shpend Ahmeti kanë qëndruar për një vizitë dyditore në Bruksel. Gjatë qëndrimit Kurti dhe Ahmeti kanë vizituar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës, Parlamentin Evropian, dhe Komisionin Evropian.
Sipas njoftimit të lëshuar nga VV, në Parlamentin Evropian, janë zhvilluar takime të ndara me deputetët e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, nga Komisioni për Liritë Qytetare, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme, Eduard Kukan, nga Komisioni për Punë të Jashtme, Hanes Sëoboda, kryesues i Grupit të Progresistëve Socialdemokrat, Bart Staes, zëvendësdrejtues i Komisionit për kontroll buxhetor, si dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme Andrey Kovatchev, Libor Roucek dhe Jelko Kacin.
Përfaqësuesit e Vetëvendosjes kanë zhvilluar një vizitë zyrtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Belgjikës ku kanë takuar Gunther Sleeuëagen, drejtor për Evropën Juglindore dhe Azinë Qendrore, Paul Huynen, drejtor i Drejtoratit për Politika të Sigurisë, dhe Philippe Colyn.
Në fund të vizitës, Kurti dhe Ahmeti u takuan me Stefano Sannino, Drejtor Gjeneral për Zgjerim në Komisionin Evropian.
Në takimet e zhvilluara u diskutuan situata politike dhe ekonomike në Kosovë dhe Ballkan, procesi i dialogut teknik dhe politik, si dhe proceset integruese në Kosovë dhe Ballkan.
Lëvizja Vetëvendosje prezantoi pikëpamjet e saj rreth situatës së rëndë ekonomike e politike në Republikën e Kosovës, kundërshtimin e saj për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ku po diskutohen çështjet e brendshme të Kosovës, pa kushte për Serbinë, si dhe shfrytëzoi rastin që bashkëbiseduesit t’i njoftojë edhe me pjesë të programit qeverisës që tanimë është në diskutim publik në Kosovë.
Pas Brukselit, Kurti dhe Ahmeti do të vazhdojnë nesër vizitën e tyre në Paris, thuhet në njoftimin e VV-së

No comments:

Post a Comment