Tuesday, December 4, 2012


Takimi në Bruksel Panariti-Avramopulos "Retorikat nacionaliste nuk do mbajnë peng marrëdhëniet tona"


Gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të NATO-s, që po mbahet sot në Bruksel, Ministri i Punëve të Jashtme, z. Edmond Panariti, zhvilloi një takim me homologun e tij grek, z. Dimitris Avramopulos.

Ministri Panariti i konfirmoi homologut grek vullnetin e Qeverisë Shqiptarepër të çuar përpara marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë ndërmjet dy vendeve.

Të dy ministrat, gjithashtu, u shprehën se retorikat nacionaliste nuk mund të mbajnë peng marrëdhëniet ndërmjet dy qeverive dhe popujve.

No comments:

Post a Comment